Drejtori sportiv i Fortuna Duesseldorfit, Lutz Pfannenstiel, ka thënë se mesfushori kosovar Valon Berisha, do të ishte synimi kryesor i ekipit gjerman nëse e siguron mbijetesën në Bundesligë.
Berisha te Fortuna është i huazuar nga Lazio.
“Ai e ka ngritur nivelin e ekipit. Nëse do të jemi pjesë e Bundesligës edhe sezonin tjetër, atëherë ai do të jetë synimi ynë kryesor” tha Lutz Pfannenstiel.
Berisha luajti 69 minuta të shtunën për Fortunan, që barazoi pa gola ndaj Paderbornit dhe qëlloi dy herë shtyllën.