Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, mezi pret t’i rikthehet futbollit me skuadrën e tij turke, Kasimpasa.

Ai u transferua në Turqi në janar derisa më herë u paraqit që nga Young Boys në Zvicër, e deri te Ingolstadt apo Huddersfield në Angli.

“Kur mbërrita këtu, në Turqi, nuk ka qenë gjithçka e lehtë, siç mund të tregojnë shifrat. Është dashur shumë sakrificë, stërvitje” ka thënë Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj ka konfirmuar projektin serioz të Kasimpasas derisa ka treguar se edhe ylli portugez Ricardo Quaresma, e ka ndihmuar.

“Ekipi ka cilësi, kemi luajtur me lojtarë si Quaresma që kanë shumë kualitet. Synimi është që sezonin tjetër të jemi në gjashtë apo shtatë vendet e para” ka thënë ai.