Skuadra e Frank Lampard dëshiron ta transferojë në radhët e veta, mbrojtësin e majtë anglez, Ben Chilwell.

Mediat në Angli se tashmë kanë filluar bisedimet ndërmjet Chelseat dhe Leicester Cityt për një transferim të mundshëm.

Chelsea ka filluar negociatat pasi ishte raportuar se agjenti i futbollistit kishte thënë se e dëshironin kalimin në Londër.

Dëshira për të transferuar anglezin, ka ardhur pasi Lampard është duke tentuar të ndërtojë një skuadër të re.

Për Blutë aktualisht janë duke vuajtur për një mbrojtës të majtë tipik, pasi Cezar Azpilicueta po luan më shumë si qendërmbrojtës, derisa edhe Marcos Alonso dhe Emerson Palmeiri, janë paraqitur në pozita të ndryshme këtë sezon.