Ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany që nga viti 2008 e deri në vitin 2019, luajti 265 ndeshje për klubin anglez.

Përgjatë kësaj kohe, mbrojtësi belg shënoi 18 gola. Madje goli i fundit, ia sigurojë Cityt edhe titullin kampion.

Pastaj ai u largua nga skuadra dhe u kthye në vendlindje. Ai është pjesë e Anderlechtit.

Por skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, ia ka lënë derën hapur belgut që të kthehet në klub, raporton Sky Sports.