Hertha Berlin e ka mposhtur skuadrën tjetër nga po i njëjti qytet, Union Berlin.

Derbi i Berlinit përfundoi më rezultat 4 me 0 për vendasit.

Golat u shënuar nga Vedad Ibisevic, Dodi Lukebakio, Matheus Cunha dhe Dedryck Boyata.

Ndonëse ndeshja ishte e mirë për sy, futbollistët nuk ishin të kënaqur.

Për shkak se stadiumi ishte i zbrazët. Ndryshe nga ndeshja e pjesës së parë të sezonit që ishte i stërmbushur kur u takuan këto dy skuadra.

Bundesliga u rikthye vikendin e kaluar, pas më shumë se dy muaj pauzë për shkak të përhapjes së COVID-19.