Marco Di Vaio, kreu i vëzhguesve të Bolonjës, e ka hedhur poshtë mundësinë që ta shohim Ibrahimoviçin me fanellën e kësaj skuadre në sezonin e ardhshëm.

“Ibra? Unë nuk e kam parë shumë në formë kohët e fundit dhe aspekti ekonomik duhet të merret në konsideratë” tha ndër tjerash Di Vaio.

Ishte trajneri Sinisha Mihajloviç që ditë më parë tha se Ibra e ka kontaktuar dhe i ka thënë se do të largohet nga Milano.