Le Point raporton se versioni i vitit 2021 i fjalorit më të madh dhe më të famshëm francez, Larousse, do të përfshijë edhe fjalën “Remontada”, me përkufizimin e mëposhtëm.

REMONTADA (në spanjisht “ngjitje”) – një rikthim i papritur i rezultatit që lejon një skuadër që po humbet të fitojë një ndeshje në futboll, pavarësisht se ka pasur një hendek të madh në pikë / rezultat mes dy skuadrave.

Gjithashtu ‘remontada’ përkufizohet si një fitore e papritur e një skuadre ose e një lojtari gjatë një gare, cilado qoftë ajo. 

Fjala Remontada u bë e famshme në Francë së pari në vitin 2017, kur PSG e Unai Emery u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Barcelona, ​​e cila fitoi në ndeshjen e dytë.