Futbollisti i Bursa Yildirim Spor, Cevher Toktas e ka pranuar se e ka vrarë djalin e tij 5-vjeçar.

Ai ishte shtruar me urgjencë në spital prej dy javësh me temperaturë të lartë dhe simptoma të Covid-19.

Mesfushori 33-vjeçar rrezikon burgimin e përjetshëm.

“Kam vendosur një jastëk mbi kokën e djalit tim. Më pas kam lajmëruar doktorët që të mos kishte dyshime”. ka thënë Toktas.

Toktas do të gjykohet për vrasje.

“Nuk e kam dashur kurrë djalin tim më të vogël, nuk kam asnjë problem mendor. E vetmja arsye pse e kam bërë ishte sepse nuk e doja” ka shtuar futbollisti turk.