Menaxheri i futbollistit shqiptar Elseid Hysaj e ka konfirmuar se e kanë njoftuar Napolin, se mbrojtësi nuk dëshiron ta ripërtërijë kontratën, sepse synon të largohet nga klubi.

“Ne e kemi informuar Napolin se nuk do ta ripërtërijmë kontratën sepse dëshirojmë të largohemi”, ka thënë Mario Giuffredi.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është pjesë e Napolit që prej vitit 2015 dhe kontrata e tij me klubin mbaron në qershor të vitit 2021.

Në kontratën e Hysajt ekziston një klauzolë lirimi në vlerë 50 milionë euro e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.