Derisa Tyson Fury dhe Deontay Wilder janë në pritje për ta zhvilluar meçin e tretë mes vete, raportohet se këtë herë, dyshja e kategorisë së peshave të rënda në boks nuk do të ballafaqohet as në SHBA e as në Britani të Madhe.

Dyshja pritej ta zhvillonte këtë rimeç në Las Vegas gjatë verës, por shkaku i koronavirusit, beteja u shty për në tetor.

Të mërkurën, promoteri i Furyt ka thënë se rimeçi do të shtyhet për një datë edhe më të vonshme, përderisa as nuk do të zhvillohet në Las Vegas.

“Për momentin, ne po mendojmë të zhvillojmë atë rimeç në çerekun e katër të vitit dhe me siguri do ta zhvillojmë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jashtë Britanisë së Madhe” ka thënë ai.