Soccer Football - Europa League - Round of 32 Second Leg - Manchester United v Club Brugge - Old Trafford, Manchester, Britain - February 27, 2020 Manchester United's Daniel James reacts Action Images via Reuters/Jason Cairnduff

Para se t’i bashkohej Manchester United, Daniel James ishte afër zyrtarizmit te Leed United.

Ish-futbollisti i Swanseas, ka zbuluar zemërimin që e kishte kur ky transferim kishte dështuar.

22-vjeçari nga Uellsi, do t’i bashkohej Leeds United, në janarin e vitit të kaluar, por gjitha kishte dështuar pak para së të mbylljes afati kalimtar.

“Mbërrita në Ellan Road rreth orës 6 të mëngjesit. Bëra fotografitë dhe u prezantova me fanellën time. Po ashtu përfundova edhe intervistën sepse ata dëshironin që ajo të dilte në mëngjes. Por, pastaj ishte e çuditshme”, ka thënë James.

“Rreth orës 21, kur pritej që unë të nënshkruaja të gjitha dokumentet për tu transferuar, njerëzit më shkruanin: Çfarë po ndodh? Dhe as unë nuk e dija. E telefonova kryetarin e klubit (Swansea] për ta pyetur se çfarë po ndodh. Të gjitha ishin paksa të çmendura dhe më pas nuk u bë”, ka treguar James.

“Unë hodha telefonin tim”, ka përfunduar James, duke treguar zemërimin që kishte ndodhur.

James më pas iu bashkua Manchester United dhe ka pasur një sezon mjaftë të mirë.