Phil Jones e ka emëruar skuadrën e tij të ëndrrave te Manchester United dhe e ka vendosur në mbrojtje sulmuesin Dimitar Berbatov.

Bullgari kaloi katër vjet në United dhe u bë hero për shfaqjet e tij elegante në fushë.

Por Jones zgjodhi ta vendos atë në mbrojtje dhe tregoi pse.

“Berba më bezdiste në stërvitje, çdo seancë të vetme stërvitore. Ai luante në gjysmën e qendrës dhe gjithmonë më detyronte të ndrroja pozicion” ka thënë Jones.

Ai gjithashtu bëri shaka me publikimin e disa fotografive të fytyrës së tij nga shokët dhe e pranoi se shpesh e bën atë gjest.