Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani kishte një sezon mjaftë të mirë në Serie A me Hellas Verona.

Kjo bëri që edhe skuadrat tjera më të mëdha të interesohen për shërbimet e tij.

Rrahmani ka treguar se përse ka zgjedhur pikërisht Napolin për të vazhduar karrierën në Itali.

“E dua Veronan, por mu dha mundësia që t’i bashkohesha Napolit, një skuadër që ka ambicie për të konkurruar në secilën garë dhe përpiqet t’i shkojë deri në fund. E kapa me të dy duart, por duke mos harruar që t’i falënderohesha klubit që më ndihmoi të vija në këtë pikë”, ka deklaruar Rrahmani për Corriere dello Sport.

Në afatin e janarit është kryer marrëveshja e transferimit të kapitenit të Kosovës te Napoli për 14 milionë euro.

Mirëpo ai ka mbetur i huazuar te skuadra aktuale deri në fund të sezonit.