Klubet e Premier Ligës kanë rënë dakord të rifillojnë sezonin brenda tri javëve, në atë që është një përparim i madh për planet e tyre për rikthim të ndeshjeve.

Drejtuesit e Premierligës janë përpjekur të përfundojnë planet për ta rikthyer sezonin përsëri pas pezullimit në fillim të marsit në mes të krizës së koronavirusit.

20 qershori është menduar si raundi i parë i ndeshjeve pas rinisjes së Premierligës.

Derisa Telegraph raporton se ndeshjet Manchester City-Arsenal dhe Aston Villa-Sheffield United mund të luhen më 17 qershor.