Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, është duke shkëlqyer në Kroaci te Lokomotiva e Zgrebit.

Bashkë me të luan edhe sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni. Pikërisht kjo dyshe ka vulosur fatin e takimit që skuadra e tyre e ka zhvilluar si mysafir i Slaven.

Kastrati ka bërë një asistim të mrekullueshëm për Uzunin, i cili ka shënuar në minutën e 90-të.

Asistim të shtunën ka bërë edhe një futbollist tjetër i Kombëtares së Kosovës.

Skuadra e yllit të Kosovës Milot Rashica, Werder Bremen, ka fituar si mysafir me rezultat 0-1.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi pas asistimit të djaloshit nga Vushtrria.