Legjenda italiane Paolo Maldini është kthyer te Milani në verë të vitit 2018, pas gati një dekade larg San Siros. Ai është promovuar në rolin e drejtorit teknik vitin e kaluar.
Maldini ka thënë se në futboll do të punojë vetëm për Milanin.
“Unë do të punoj si drejtor për Milanin, nuk do të bëjë këtë askund tjetër”, ka thënë Maldini.
Italiani e ka komentuar edhe mundësinë e anulimit të stinorit në Serie A.
Maldini ka tërhequr vërejtjen se mos-vazhdimi i edicionit në Serie A do të ishte katastrofë.