Për 85 minuta të luajtura, Milot Rashica, u pa shumë pak në fushë.

SofaScore e ka vlerësuar me notën 6.7 futbollistin nga Vushtrria, që nuk tregojë asgjë në këtë ndeshje të parë pas rikthimit të futbollit në Bundesligë.

Ekipi i tij Werder Bremen, u mposht nga Bayer Leverkusen me rezultat 1-4.

Me dy gola të Kai Havertz, Leverkusen shkuan në pushim të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola të tjerë me Mitchell Weiser dhe Kerem Demirbay.

Derisa golin e vetëm për Bremen e shënoi Theodor Gebre Selassie.

VAR Kosova iu sjell të gjitha golat e shënuara në ndeshje.