Rafael Nadal beson se çdo lojtar i ATP-së, përfshirë Novak Gjokoviçin, do të duhet të vaksinohet kundër koronavirusit.
Sipas tij, vaksinimi duhet të bëhet nëse ata do të vazhdojnë të luajnë në nivelin më të lartë.
Pandemia ka detyruar pezullimin e turneve si në ATP ashtu edhe në WTA, të paktën gjatë verës, me Wimbledonin tashmë të anuluar dhe Roland Garrosin të caktuar për fundin e shtatorit.
Gjokoviç u kritikua kur pranoi se ishte kundër vaksinimit.
“Pra, nëse turneu i detyron [lojtarët] të vaksinohen që të jenë në gjendje të udhëtojnë, edhe Gjokoviç do të duhet të vaksinohet nëse dëshiron të vazhdojë të luajë tenis në nivelin më të lartë” ka thënë Nadal.