KF Llapi nga Podujeva, u themelua në vitin 1932, por u privatizua me 2016.

Pas privatizimit u promovua edhe logo e re e klubit. Edhe pse u mbajt 1932 si vit i themelimit, klubit iu ndërrua emri në Llapi FC.

Logo e Llapit ka një dizajn tipik futbollistik, ku vërehet silueta e një futbollisti e “shkrirë” në siluetën e një topi më të madh të futbollit.

Aq e mirë është kjo logo, sa na dukej “disi e njohshme”.

Pak hulumtim dhe del se logo e KF Llapit, është shumë e ngjashme me logon e EURO 96.

Në fakt, shihet se logo është gati identike, por ka vetëm një dilemë.

 Nëse Llapi është themeluar më 1932, kurse Euro 96, është luajtur 64 vjet më vonë, kush është “hajni” këtu?