Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë një bonos prej 30 mijë lekësh për futbollistet femra.

Futbollistja 15-vjeçare e ekipit të Teutës, Delma Muça, paratë që i kanë takuar i ka dhuruar për familjet në nevojë.

“Duke qenë se unë jetoj në një qytezë të vogël si Vora dhe shumë familje janë në nevojë bazike, mendova që të ndërmarr këtë nismë, dhe bonusin ta shpërndaj për familjet në nevojë”, ka thënë ajo për Panorama.

“Ftoj të gjithë, për pak bamirësi duke qenë një periudhë mjaft e vështirë për shkak të pandemisë. Gjithashtu jemi në një muaj të shenjtë të Ramazanit, për të bërë sadopak të lumtur këto familje në nevojë”, ka thënë adoleshentja.