Sir Alex Ferguson pati një grindje të madhe me ish-mesfushorin e Manchester United Darren Fletcher kur ishte 15-vjeç – sepse ky i fundit po mendonte të refuzonte klubin.

Fletcher ishte një i ri me shumë vlera dhe bashkëkombasi Ferguson ishte i dëshpëruar për të nënshkruar me të.

Djajtë e Kuq kishin kontakte me mesfushorin qysh herët, por Fletcher nuk morri një vendim të menjëhershëm dhe kjo e nervozoi Fergusonin.

“Unë gati sa nënshkrova për Newcastle United. Ndodhesha në United nga mosha 12 vjeçare dhe Newcastle në këtë pikë ishin skuadra e dytë më e madhe. Të gjithë po më thonin shiko të gjithë këta mesfushorë të shkëlqyeshëm të Man United” ka treguar ai.

Lajmet arritën në Old Trafford dhe Ferguson ishte i emocionuar – kështu që ai vendosi ta zgjidhte vetë.

Një natë thirri në telefon në shtëpinë e Fletcherit dhe toni i bisedës ishte i lartë, saqë nëna e talentit skocez u detyrua t’i thotë Fergusonit të mos thërrasë më.

Kjo është një dëshmi e dëshirës së fortë të Fergusonit për ta parë Unitedin të ketë sukses, gjë që ata e bënë gjatë mbretërimit të tij 26 vjeçar si menaxher.

Fletcher kaloi 12 vjet në United, pas asaj telefonate.