Një faqe sportive kishte bërë një sondazh, ku thuhej se cili është futbollist më i mirë, Milot Rashica apo Arbër Zeneli.

Derisa kjo ka ngjallur reagimin e sulmuesit kosovar nga Suedia.

Sulmuesi i Reims u kërkoi mediave dhe rrjeteve sociale të mos sjellin përçarje brenda skuadrësz

Zeneli ka thënë se Kosova nuk mund të jetë e fortë nëse të gjithë lojtarët nuk mund të luajnë së bashku dhe të japin më të mirën.

“Së pari, nuk më intereson çfarë nxirrni në mediet sociale, por ju lutem mos krahasoni lojtarët se cili është më i mirë ose më i dobët. Në Kosovë ndodh kjo. Ju lutem mos bëni krahasime. Nuk është e nevojshme. E tërë kombëtarja janë të mirë dhe asnjëri nuk mund të luajë ndeshjen pa njëri-tjetrin. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Zeneli në postimin e tij.