Pronarit të maskotës së Eintracht Frankfurtit, shqiponjës Attila, i është ndaluar kthimi në Bundesligë.
Attila zakonisht fluturon rreth stadiumit me 51 mijë ulëse, para ndeshjeve që Eintrachti i luan në shtëpi.
Fluturimi i shqiponjës shërben për të ndezur atmosferën në stadium.
Shqiponja 16-vjeçare nuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrat e saj që nga 12 marsi, kur Eintrachti pësoi 3:0 nga Baseli.
Shqiponjës i janë anuluar edhe paraqitja tjera publike, pasi ishte angazhuar për dasma, kampe të futbollit dhe nga tifozët.
Vendimi u mor për shkak të koronavirusit.