Forma e mirë që ka treguar Vedat Muriqi me fanellën e Fenerbahçes ka bërë që vlera e tij të rritet dukshëm në tregun evropian.

Derisa interesim po shprehin disa skuadra evropiane.

Garës për shërbimet e Muriqit i është futur edhe skuadra franceze Rennes.

Më parë interesim për Muriqin kanë shfaqur dy skuadra nga Premierliga përfshirë edhe Tottenham.

Kurse nga Serie A, interesim ka shfaqur skuadra e Lazios.