Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni, ishte pranë familjes në Shqipëri me lejen e klubit kroat, Lokomotiva Zagreb.
Tashmë duhet të stërvitet në izolimin 14 ditor sipas protokollit të sigurisë.
“Stërvitjen e bëj tashmë në apartamentin tim, pasi u ktheva nga Shqipëria dhe duhet të qëndroj në karantinë. Më vjen keq për ndërprerjen e kampionatit sepse isha në formë të mirë, por tani së pari duhet të kalojmë këtë pandemi globale dhe më pas të mendojmë për futbollin”.
E kështu, një mendim për kombëtaren nuk mund të mos i kalonte sulmuesit, që nga i pazëvendësueshëm nën drejtimin e Christian Panucci, nga dita e debutimit, ka humbur disi në hierarkitë e Edy Rejas, ndoshta edhe peng i skemës së teknikut.
E megjithatë ajo që kërkon 24-vjeçari është të shënojë sa më shumë, pjesa tjetër nuk i takon atij: “Me rikthimin e kampionatit shpresoj të gjejë formën më të mirë e të shënoj sa më shumë gola pasi kjo është detyra ime”, ka thënë Uzuni.