Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, mendon që kampionati në Kosovë duhet të rifillojë.

Sipas trajneri të klubit nga Drenasi, rreziku nuk është aq i madh në futboll.

“Ne nuk jemi asnjë i krisur që të fillojmë kampionatin nëse ka aq shumë rrezik. Situata po relaksohet, maskat dhe dorëzat po i heqin. Ngritja e temperaturave do ta përmirësojë edhe më shumë gjendjen”, ka thënë Tovërlani në Klan Kosova.

“Unë po mendoj që është vetëm një grip dhe asgjë më shumë. Nuk është as kancer e as leukemi”, ka thënë ai.