Khabib Nurmagomedov vazhdon të jetë i pamposhtur në UFC.

Trajneri i tij, Javier Mendez ka treguar se cili është kundërshtari se do të mund të mposhte rusin Khabib.

Ndonëse Khabib e mposhti dhe e poshtëroi irlandezin Conor McGregor, trajneri Mendez, mendon se ai është më i rrezikshmi se të gjithë kundërshtarët e mundshëm të Khabib.

“Mendoj se më i rrezikshmi është ende Conor, edhe pse njerëzit mund të mos pajtohen me mua. Por unë e di se sa i mirë është Conor. Conor është kundërshtari më i ashpër deri më sot”, ka thënë Mendez.

“Unë ende kam frikë prej tij. Sinqerisht. Jo se nuk i frikësohem kundërshtarëve të tjerë, por unë akoma i frikësohem atij”, ka thënë Mendez.