Real Madrid ka filluar të mendojë për futbollistin që do të mund të zëvendësonte kapitenin Sergio Ramos, kur spanjolli të pensionohet.

Është pikërisht mbrojtësi i Juventuesit Mathhijs de Ligt ai që do të mund të shkonte në Santiago Bernabeu, shkruan Calcio Mercato.

Juventusi që e kishte blerë mbojtësin holandez nga Ajaxi, nuk dëshiron ta shesë këtë verë, por paratë që ofron Reali mund ta ndryshojnë situatën.

Los Blancos janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për mbrojtësin.

Për numrin 4 të Juventusit ka shprehur interesim edhe rivali i përjetshëm i madrilenëve, Barcelona.