Me fillim nga ora 16:00, në Suharekë, Ballkani e pret skuadrën nga Drenasi, Ferronikelin.

Në stadium nuk do të ketë tifozë, si masë mbrojtëse kundër COVID-19.

Por për Ballkanin nuk do të mungojë mbështetja e tifozit më të veçantë, Bujar Gollopeni-Koba.

Ballkani është i pari në tabelë, derisa Ferronikeli është kampion në fuqi i Kupës.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Përveç rivalitetit që do të jetë në fushë, interesante do të jetë edhe përballja e dy trajnerëve që kanë sulmuar njëri-tjetrin me deklarata të ndryshme.

Mbetët të shihet se kush do të fitojë, Ismet Munishi apo Afrim Tovërlani?

Ditën e djeshme ndërkaq u zhvillua ndeshja e parë gjysmëfinale për Digital Kupën e Kosovës.

Prishtina si vendase e mposhti Drenicën 3-0./VAR Kosova/

Mund të ju interesoj