Më 29 mars 2016, Milot Rashica ishte veshur Kuq e Zi.

Ishte miqësorja Luksemburg-Shqipëri, që përfundojë 0-2. Djaloshi nga Vushtrria, debutoi në minutën e 60-të.

Futja e tij në lojë ndezi atmosferën te ‘Tifozat Kuq e Zi’. Rashica hyri në lojë duke zëvendësuar Memushajn.

“Jam shumë i lumtur që më në fund e realizova dëshirën shumë të madhe që të debutoj më kombëtaren A. Dje kisha emocione jashtëzakonisht të mëdha pasi u futa në fushë dhe desha të falënderoj të gjithë ata tifozë që ishin atje, si dhe të gjithë ata që më kanë uruar për debutimin”, kishte thënë Milot Rashica n ë vitin 2016.

Me pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, Milot Rashica vendosi të luajë për Kosovën. Ai debutoi në barazimin 1-1 kundër Finlandës.