Drita ka shënuar fitore të madhe në Gjilan, duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 2:0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Dritën që kishte disa raste të pastërta me sulmuesin Kastriot Rexha.

Derisa në pjesën e dytë, Drita fitoi një penallti, të cilën e konkretizoi në gol Kastriot Rexha.

Më pas shënoi edhe Fazliu në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, Drita e blindon vendin e parë me 52 pikë, 5 më shumë se Prishtina që e ka një lojë më pak.

Kurse Ferizaj mbetet në kuotën e 25 pikëve dhe në pozitën e 10-të, që nënkupton rënie nga superliga.