Mesfushori danez Christian Eriksen, beson se vendimi i tij për të lënë Tottenhamin, ishte i duhuri.

Eriksen kalojë te Interi dhe është përshtatur mirë në Serie A.

28-vjeçari ka asistuar mbrëmë në golin e parë në fitoren e Interit kundër Sampdorias.

“Gjërat po vazhdojnë të bëhen më mirë. Ardhja këtu, mendoj se ishte vendim i duhur”, ka thënë Eriksen për Sky.

“Jam pritur me shumë ngrohtësi si nga tifozët, ashtu edhe nga shokët e skuadrës. Jam krenar që jam këtu”, ka thënë Eriksen.

Ai ka thënë po ashtu se po i mungon atmosfera e tifozëve në stadium, të cilët e kanë të ndaluar të hynë në stadium për shkak të pandemisë Covid-19.