Kanë përfunduar dy ndeshjet e rradhës në elitën e futbollit kosovar.

Gjilani ka barazuar me Trepçën 89, duke bërë hap prapa në luftën për titull.

Gjilani ishte në epërsi në pjesën e parë, por mitrovicasit barazuan në të dytën.

Ky barazim është i vlefshëm në luftën e Trepçës 89 për mbijetesë.

Edhe ndeshja tjetër mes Ballkanit dhe Drenicës u krye me barazim.

Asnjëra skuadër nuk shënoi gol derisa Ballkani bën hap prapa në luftën për titull.