Zlatan Ibrahimoviç e ka vënë në dyshim punën e shefit ekzekutiv të Milanit, Ivan Gazidis.

Ky i fundit e kishte vizituar qendrën stërvitore te klubit, Milanello, për të njoftuar se lojtarëve do t’iu zbriten pagat.

Kështu, futbollistët do ta marrin 50% të pagës për muajin prill ndërsa muajt e tjerë do të paguhen të plotë.

“Pse ke munguar kaq gjatë por tani shfaqesh papritmas 48 orë para ndeshjes gjysmëfinale. Ky nuk është Milani që ishte dikur, ka shumë pasiguri tan” ka pyetur Zlatan, sipas Il Corriere dello Sport.