Portieri shtatlartë i skuadrës së Schaffhausenit, Amir Shaipi, e ka pranuar se ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës.
Portieri i gjatë 194 centimetra, i lindur në Schaffhausen të Zvicrës, thotë se është shumë i kënaqur. Ftesën nga “Dardanët” e quan sukses.
“E kam marrë ftesën dhe jam shumë i kënaqur, sepse çdo lojtar e sheh si sukses kur ftohet nga përfaqësuesja”, ka thënë Shaipi për Kohën.
19-vjeçari është edhe përfaqësues i ekipit U-21 të Zvicrës. Këtë edicion, Shaipi në portën e Schaffhausenit ka qenë 21 herë, derisa është pjesë e Shpresave të Zvicrës, kurse për U-20 ka luajtur në katër ndeshje.
Shaipi ka lindur në Zvicër, por babai i tij është nga Prizreni.