Tenisti britanik, Andy Murray, ka thënë se turneu US Open mund të suspendohet shkaku i infektimit të katër tenistëve që morën pjesë në turneun Adria Tour të Novak Djokovicit.

Por britaniku beson se Shoqata e Tenisit e SHBA-së mund të vendosë të mos i ndryshojë planet pasi protokollet dhe masat Serbi dhe Kroaci dallojnë nga të tillat në SHBA.

“Disa kanë thënë që ndoshta kjo e rrezikon US Open-in, gjë që mund të rezultojë e vërtetë. Por, masat dhe protokollet që janë vendosur nga Shoqata e Tenisit e SHBA-së janë të ndryshme nga Serbia dhe Kroacia”, ka thënë Murray.