Pasi Reggina e siguroi ngjitjen në Serinë B këtë vit, pas ndërprerjes së parakohshme të kampionatit për shkak të koronavirusit, presidenti Luca Gallo ua ka bërë një dhuratë tifozëve të skuadrës.
Ai ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me sulmuesin e njohur francez Jeremy Menez.
“Kjo është një dhuratë e imja për tifozët e mrekullueshëm të Regginës. Mos harrojmë që Menez ka veshur fanellën e skuadrave si Roma, Milan, PSG dhe kombëtares franceze”, u shpreh Gallo.



























