Në serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera, UFC, së shpejti do të debutojë edhe shqiptari Ramiz Brahimaj.

“MMA Junkie” shkruan se Ramiz Brahimaj do të debutojë në serinë UFC ndaj japonezit Takashi Sato, në ngjarjen që organizohet më 27 qershor në Las Vegas. 

Pritet që UFC-ja shpejtë të konfirmojë përfshirjen e Brahimajt në ngjarjen që transmetohet në ESPN dhe ku përballja kryesore është ajo në mes të Dustin Poirier dhe Dan Hooker.

Ramiz Brahimaj do të luftojë në kategorinë uelter.