‘Youtuberi’ i njohur Brian Mazique, ka konfirmuar se video-loja UFC 4 do të jetë në ‘Playstation’ 4 dhe 5, po ashtu në ‘Xbox’ X dhe One.

Sipas tij, në këtë edicion të ri të kësaj loje, do të jenë edhe dy figura të rëndësishme të boksit.

Bëhet fjalë për boksierët e njohur, Anthony Joshua dhe Tyson Fury.

Siç raporton Mazique në UFC 4 do të jenë edhe dy boksierët e njohur, Anthony Joshua dhe Tyson Fury.

Ndërsa, Connor McGregor nuk pritet të jetë në ‘coverin’ e lojës për shkak se është pensionuar nga ky sport.