Bilanci i trajnerit Sarri është diskutuar sërish në Itali, ndërkohë që Juventusi po përgatitet që të përballet me ish-klubin e tij, Napolin, sonte në finale të Kupës së Italisë në Romë.

Por ai nuk ka fituar titullin në Serie A apo Kupën e Italisë.

E kur Chelsea fitoi Ligën e Evropës vitin e kaluar, është paraqitur gjerësisht si trofeu i parë i madh i tij në karrierë.

“Kam fituar promovimin në fushë në thuajse secilin divizion, nga kategoria e gjashtë e deri në Serie A. Është gjë e madhe për të realizuar. Jam i lumtur me atë që kam arritur. Natyrisht ka shumë dëshirë për të fituar trofeun por ai është për tifozë dhe për të gjithë ne. Nuk mendoj për të kaluarën” ka thënë italiani.