Quiqeu Setien është ende optimist që Barcelona ka shanse që të fitojë La Ligan.
Barcelona ka barazuar mbrëmë me Sevillan, duke i hapur derën Real Madrid që t’i bashkohet në garën për titull.
Por Setien ka mendim më ndryshe se mbrojtësi Pique, i cili tha se nuk beson që Reali do të lëshojë pikë, shkruan Marca.
“Është frustrim i momentit”, tha Setien pasi u pyet për deklaratën e Pique.
“Ndoshta ndjenja e tanishme nuk është positive, por jam i sigurt që ai do të mendojë ndryshe nesër”, tha Setien.
“Nuk mendoj që Reali do të fitojnë të gjitha ndeshjen. E vërteta është që tash e tutje nuk varet nga ne, por kjo mund të ndryshojë”, tha Setien.




























