Klubi spanjoll i Valencias ka lëshuar deklaratë pas deklaratave të trajnerit të Alatantas, i cili tha se kishte udhëtuar për ndeshjen e Champions League, duke qenë i prekur nga koronavirusi.

“Valencia dëshiron të shprehë publikisht befasinë e saj për faktin se trajneri i ekipit kundërshtar ka rrezikuar shumë publikun, pasi publikisht e ka pranuar se përkundër rekomandimeve, ka udhëtuar duke qenë i sëmurë me covid-19” thuhet në njoftim.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka treguar se ishte i sëmurë me koronavirus një natë para ndeshjes kundër Valencias në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, ai nuk kishte pranuar të shkonte në spital pavarësisht se ishte ndier keq.