Wilfred Zaha ka mundësi të largohet nga Premier League.

Anësori i Crystal Palace ka ngjallur interesimin e kampionëve të Francës, Paris Saint-Germain.

Mediat në Angli, raportojnë se futbollisti nga Bregu i Fildishtë, është lidhur me super agjentin, Pini Zahavi.

Ky i fundit ishte njeriu që theu rekordet botërore sa i përket marrëveshjeve të transferimeve, pas kalimit të Neymar nga Barcelona në Parc des Princes në vitin 2017.

Për futbollistin e Palace, kanë shprehur interesim edhe skuadra nga Premier League.

Skuadra Arsenal dhe Everton kanë qenë të lidhura me emrin e Zaha, i cili pritet të largohet nga klubi aktual këtë verë.