Vetëm dy vjet pasi mori një shumë të madhe parash kur u transferua te Barcelona, Philipe Coutinho duhet të gjejë një klub të ri.

Braziliani ishte i huazuar te Bayern Munich, por ata nuk e blenë, derisa në Barcelonë nuk ka vend për të.

Dëshira e tij është që të kthehet sërish në Premier League, ku edhe kishte shkëlqyer me Liverpoolin.

Sipas agjentit të tij, Kia Joorabchian, ka bërë të ditur se ai mund të kthehet në Angli, shkruan Marca.

“Ai dëshiron të kthehet në Premier League në çdo moment. Mund të jetë këtë vit. Nuk e di”, ka thënë agjenti.

Mirëpo nuk e ka përjashtuar mundësinë që Coutinho të qëndrojë në formë huazimi te Bayerni edhe për një sezon tjetër, por kjo mbetet të shihet.