Klubi i futbollit Ballkani nga Suhareka, nuk ka arritur të fitojë të shtunën dhe përsëri mbetet në vendin e tretë në tabelë.

Ballkani ka barazuar të shtunën me Prishtinën me rezultat 2-2.

Por sipas këtij klubi, referimi në këtë ndeshje nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Përmes një reagimi në Facebook, klubi i drejtuar nga Ismet Munishi, ka shpalosur detajet lidhur me pakënaqësitë e tyre.

Ky është reagimi:

Reagim lidhur me ndarjen e drejtësisë gjatë ndeshjes FC Ballkani – FC Prishtina, Java 31, 18.07.2020

Gjatë zhvillimit të minutës së 49’ kur rezultati ishte 2:1 gjyqtari anësor (asistenti i dytë) Imran Kabashi anulon golin e pastër të Arbër Potoku, me pretendimin se futbollisti Merlind Daku ka prekur topin duke qenë në pozitë jashtë loje. Kjo është e pa vërtet dhe plotësisht tendencioze, pasi që në momentin e prekjes së topit ai ka kaluar vijën fundore në tërësi.

Ku sipas njërës nga rregullat themelore të futbollit (arritja e golit të rregullt) konsiderohet atëherë kur topi kalon më tërë perimetrin e tij vijën fundore.

Ky gabim i qëllimshëm ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar të ndeshjes, me ç’rast jemi dëmtuar rëndë.

Nuk është hera e parë që FC Ballkani dëmtohet kur ndan drejtësinë gjyqtari Gramos Shala, ju kujtojmë mos akordimin e penaltisë në javën e 17 ndaj FC Vushtrria, në Vushtrri.

Duke parë nivelin e referimit të disa gjyqtarëve dhe zhvillimet e fundit të ndarjes së drejtësisë, do të kërkojmë nga organi kompetent FFK që të angazhojmë gjyqtar të huaj.