Cristiano Ronaldo pa dyshim se është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit.

Këtë portugezi po e tregon edhe aktualisht, ndonëse është 35-vjeç.

Mjafton një krahasim i vogël të bëhet me futbollistët e tjerë që kanë lënë gjurmë, për të parë madhështinë e numrit 7 të Juventusit.

Në moshën 35-vjeçare, Zinedine Zidane, ishte pensionuar. Po ashtu edhe Ronaldo (fenomeni) dhe Kaka.

Ndërsa braziliani tjetër Ronaldinho, kur ishte 35-vjeç mbeti ka klub.

Xavi në këtë moshë ishte duke luajtur për Al Sadd, derisa Henry luante për New York RB.

Legjenda Pele në moshën 35-vjeçare, luajtir për NY Cosmos.

Për dallim prej tyre, Cristiano këtë sezon ka shënuar 25 gola në 26 ndeshje për Juventusin në Serie A.