Sot luhen ndeshjet e javës së fundit të Superligës së Kosovës. Tashmë dihet që Drita do të jetë kampion i Kosovës dhe se Vushtrria, Dukagjini dhe Ferizaji nuk të do të jenë më pjesë e Superligës.

Në anën tjetër, Drenica, Trepça ’89 dhe Flamurtari do të luftojnë deri në momentin e fundit për mbijetesë. Drenica pritet që të shënojë fitore ndaj Dukagjinit tashmë të ç’registruar nga Superliga. Megjithatë, mbetja e Drenicës në Superligë varet krejtësisht nga rezultatet e dy ekipeve tjera të rrezikuara. Flamurtari e pret Gjilanin të cilit po ashtu i duhet fitorja për të mbajtur vendin e dytë, e që njëkohësisht i siguron rrugëdalje në Evropë. Situatë të njëjtë sikurse Flamurtari ka edhe Trepça pasi që ndeshet me Prishtinën e cila synim ka fitoren në mënyrë që të shpresojë për një biletë për në Evropë.