Zonja e Vjetër e kishte mundësinë që sonte të festonte titullin kampion 3 9 radhazi në Itali.

Juventusi nuk arriti të fitonte sonte, fitore kjo që do ta shpallte kampion ende pa përfunduar sezoni në Serie A.

Udinese si skuadër vendase arriti të fitonte 2-1, me një gol në minutat e fundit të ndeshjes.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Juventusit të mbrojtësit De Ligt.

Për vendasit shënuan Nestorovski në minutën e 52-të dhe Fofana në minutat shtesë.