Skuadra e tre futbollistëve të Kosovës, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Mirlind Kryeziu, Zurich, ka humbur nga Thun.
Mysafirët humbën me rezultat 3-2.
Të pestë golat u shënuan brenda 45 minutave të para.
Vendasit kriuan epërsinë prej 3-0, derisa për mysafirët shënuan dy gola dy futbollistë të Kosovës.
Mirlind Kryeziu shënoi në minutën e 31-të, pas një asistimi të Benjamin Kolollit.
Ishte pikërisht Kololli që shënoi golin e dytë në fund të pjesës së parë.
Kololli shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar Thun 3, Zurich 2./VAR Kosova/