Sulmuesi i Paris St-Germain Kylian Mbappe do të mungoj në çerek finale të Ligës së Kampioneve që do të luhet me 12 gusht në Lisbonë kundër Atalantës.

Mbappe, 21 vjeçar, pësoi një lëndim të nyjës së këmbës në finale të kupës së Francës, gjë që do ta lë jashtë fushës për tri javë.

Ai do të mund të kthehet për gjysmë finale në 18 gusht, nëse PSG do të kualifikohej.

Skenimet e bëra kanë konfirmuar një fryrje nyjës me dëmtim të ligmanetit të jashtëm, ka konfirmuar klubi i tij.

“Lojtari pritet që të jetë jashtë fushës për përafërisht tri javë. Mbappe që luan edhe për përfaqësuesen e Francës u largua në lotë pasë një ndërhyrje të ashpër nga mbrojtësi i Saint-Etienne, Loic Perrin, në pjesën e parë të ndeshjes që u fitua nga PSG